26 Dhjetor 2024

Turqi, deficiti tregtar bie në 17 për qind

Stamboll, 1 maj - Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e deficitit në tregtinë e jashtme.

Sipas të dhënave të fundit në tremujorin e parë të vitit deficiti në tregtinë e jashtme është realizuar në nivelin e 20 miliardë dollarëve duke u ulur me 17 për qind.

Kurse i llogaritur në bazë mujore deficiti pësoi 25 për qind rënie.

Në muajin mars deficiti i tregtisë së jashtme turke u realizua me 7,35 miliardë dollarë duke pësuar një rënie 25,3 për qind.

Në këtë periudhën pati rritje të eksportit dhe rënie të importit.

Rritja në eksport ishte më e lartë se 12 për qind.

Kurse importi i përgjithshëm i Turqisë shënoi 5 për qind rënie dhe u realizua me 20,5 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)