06 Janar 2025

Turqi, deficiti i llogarisë rrjedhëse bie në 34 miliardë dollarë

Ankara, 12 janar - Banka Qendrore e Turqisë (TCMB) ka publikuar të dhënat mbi ekuilibrin e pagesave për muajin nëntor 2015.

Sipas publikimit të fundit deficiti në llogarinë rrjedhëse (korente) për muajin nëntor 2015 është pakësuar me 3 miliardë e 689 milionë dollarë dhe është realizuar në shifrën e 2 miliardë e 105 milionë dollarëve.

Në bazë të kësaj deficiti i llogarisë rrjedhëse vjetore (12-mujore) ka rënë në nivelin e 34 miliardë e 741 milionë dollarëve.

Sipas zërave të tabelës së ekuilibrit të pagesave ajo që ndikoi në këtë zhvillim ishte reduktimi me 3 miliardë e 623 milionë dollarë i deficitit të tregtisë së jashtme në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe rënia e këtij deficiti në 2 miliardë e 953 milionë dollarë.

Nga ana tjetër të ardhurat neto, që vijnë nga ekuilibri i shërbimeve, shënuan një rritje prej 159 milionë dollarësh duke u ngjitur në nivelin e 1 miliardë e 484 milionë dollarëve.

Në zërin e arit, i cili nuk bën pjesë në llogarinë financiare, në nëntorin e 2014-s u realizua një import neto me vlerë 1 miliardë e 968 milionë dollarë, kurse në muajin nëntor të vitit 2015 importi neto u realizua në vlerën 132 milionë dollarëve.

Të ardhurat neto që vijnë nga zëri i udhëtimeve, që bën pjesë brenda ekuilibrit të shërbimeve, pësuan një rënie me 176 milionë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe u realizuan në shifrën 1 miliardë e 179 milionë dollarëve.

Kurse daljet neto jashtë vendit, si rrjedhojë e zërit të investimeve nën zërin e ekuilibrit primar të të ardhurave, u rritën me 75 milionë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe u realizuan në shifrën 628 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)