Turqi, çmimet rriten për 10.43 për qind
Stamboll, 5 mars - Në muajin shkurt Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit në Turqi u rrit me 0.56 për qind ndërsa Indeksi i Çmimit të Prodhuesit zbriti me 0.09 për qind.
Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi se në bazë të të dhënave të marra për bazë në vitin 2003, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit në muajin shkurt në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur me 10.43 për qind kurse indeksi i Çmimit të Prodhuesit është rritur me 9.15 për qind.
Duke u nisur nga muaji dhjetor, në inflacionin vjetor, çmimet e konsumatorit janë realizuar në 7.48 për qindndërsa ato të prodhuesit në 10.96 për qind.