26 Dhjetor 2024

Turqi, 1 milionë banesa të shitura në 9 muaj

Ankara, 26 tetor - Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) numri i banesave që janë shitur në shkallë vendi në muajin shtator është rritur me 16,72% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Kurse krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar, rritja ka qenë 28,8%. Në muajin shtator në mbarë Turqinë janë shitur gjithsej 140 mijë e 298 banesa.

Për sa i përket shitjes së banesave shtetasve të huaj krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, për shtatorin e sivjetmë rritja ka qenë 75,24%, pra 2 mijë e 236 banesa në total.

Në krahasim me 9-mujorin e vitit 2016, shitja e banesave është rritur me 10,14% duke arritur në 1 milionë e 30 mijë, ndërsa numri i banesave që u janë shitur të huajve është rritur me 15,37%. Gjatë periudhës 9-mujore të vitit (2017) të huajt kanë blerë në Turqi gjithsej 15 mijë e 241 banesa, sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK).

Përfaqësuesit e sektorit e kanë vlerësuar si një zhvillim të kënaqshëm rritjen e lartë që është shënuar në shitjen e banesave. Ata pohojnë se falë këtyre shifrave do të arrihet objektivi i vendosur për fundvitin, për të shitur në total 1,5 milionë banesa dhe 20 mijë banesa të shituara të huajve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)