Trump urdhëron një hetim sigurie kombëtar për importet e makinave,
Washington, 24 maj - Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi një hetim sigurie kombëtar për importet e makinave, diçka që mund të rezultojë me tarifa të reja.
Trump tha se industria amerikane e makinave ishte kritike për forcën e kombit, prandaj urdhëroi Departamentin e Tregtisë që të nisë hetimin. Ky i fundit bazohet në një ligj të viteve ‘60 që thotë se Presidenti mund të kufizojë importet nëse ato kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Kjo është lëvizja më e fundit në axhendën “Amerika e Para” të Presidentit Trump. Në një mesazh në Twitter, Trump bëri me dije se së shpejti do të ketë lejme të mira për punonjësit e industrisë automobilistike në SHBA.
Departamenti i Tregtisë do të hetojë efektin e importeve të makinave në vend dhe sekretari Wilbur Ross premtoi një hetim gjithëpërfshirës, të ndershëm dhe transparent.
Sipas statistikave, prej kohësh makinat e importit përbëjnë thuajse gjysmën e atyre që shiten në SHBA gjatë vitit. Në vitin 2017, SHBA importoi 83 milionë makina të huaja në vlerë 192 miliardë dollarë dhe eksportoi vetëm 2 milionë automjete amerikane me vlerë 57 miliardë dollarë.