20 Prill 2025

Trump nënshkruan tërheqjen e ShBA-së nga TPP-ja

Washington, 24 janar - Në ditën e vet të katërt në detyrë, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja e Partneritetit Trans-Paqësorit (TPP).

 Trump ka thënë se do të rikthej shumë njerëz në punë. \"Do të ndalojmë nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare qesharake, që i kanë larguar të gjithë jashtë vendit tonë dhe i kanë nxjerrë kompanitë tona jashtë vendit.\"

Por ekspertët thonë se veprimi i Trump-it ishte vetëm një lëvizje simbolike, sepse marrëveshja nuk ishte miratuar nga Kongresi.

Sipas strategjisë së paraqitur nga presidenti i ri, ShBA-ja gjithashtu do të kërkojë të rinegociojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Trump-i njoftoi se së shpejti do të takohet me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë për të diskutuar për këtë marrëveshje.

Ai e bëri të qartë se ShBA-ja do të kërkojë marrëveshje tregtare që janë në interes të punëtorëve amerikanë. Përparësi për presidentin e ri do të jetë gjithashte edhe ulja e taksave:

\"Ajo që do bëjmë, është ulja e ndjeshme e taksave si për klasën e mesme, ashtu edhe për kompanitë. Dhe do të përshpejtohet procesi për dikë që dëshiron të ndërtojë një fabrikë. Ne do të kujdesemi për mjedisin dhe për sigurinë.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)