Trichet: inflacion në eurozonë do të ulët për një dekadë
Frankfurt, 31 tetor - Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Jean Claude Trichet, është shprehur se inflacioni në eurozonë do të jetë mjaft i ulët gjatë 10 viteve të ardhshme.
Sipas gazetës gjermane, Bild am Sonntag, që i referohet deklaratave të Trichet, inflacioni do të mbetet në nivele mjaft të ulëta, ndërkohë që pritshmëria e deritanishme luhatet në rang të 1,8 %.
Kjo do të thotë që eurozona, do të ketë një stabilitet çmimesh, gjë për të cilën jemi me të drejtë mjaft krenarë, theksoi Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane.