Tregut të Kosovës se shpejti i shtohet edhe një bank turke

Prishtinë, 8 gusht - Tregut bankar të Kosovës do ti shtohet edhe një bankë me kapital turk. Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës pranojnë se aplikimi i një prej bankave të mëdha nga Turqia është në proces e sipër të shqyrtimit, duke kështu në tre numrin e institucioneve financiare me kapital nga ky vend pas Bankës Kombëtare Tregtare dhe TEB Bankës, të cilat kontrollojnë rreth 7 % të tregut bankar në Kosovë.
Për këtë çështje, të martën një grup bankierësh nga ky vend euroaziatik kanë mësyrë zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës për tu interesuar më hollësisht se si të investojnë në këtë vend.
Mësohet se në takim me Guvernatorin Gani Gërguri ata kanë shprehur interesim për të zgjeruar veprimatinë e tyre edhe në Kosovë, pasi vlerësojnë se ekziston stabilitet i mjaftueshëm financiar dhe disiplinë e duhur fiskale.
Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka pranuar se tashmë kjo bankë i ka kryer procedurat e aplikimit për të operuar në Kosovë.
\"Aplikimi i një banke nga Turqia është në proces e sipër të shqyrtimit. Për hir të respektimit të integritetit të procesit të licencimit emri i bankës bëhet publik vetëm me rastin e marrjes apo refuzimit të licencës. Mirëpo, me rëndësi është se fjala është për një nga bankat e mëdha nga Turqia\", ka pohuar Kada.