Tregu turk i patundshmërive i dytë në Evropë
Stamboll, 15 shkurt - Tregu turk i patundshmërive është tregu i dytë më i volitshëm i Evropës.
Ka përfunduar studimi Treguesit e Parashikimeve për Investimet në Patunshmëri në Evropë realizuar nga Kompania evropiane e investimeve në pasuri të patundshme Ernst&Young në bashkëpunim me The Economist Intelligence Unit.
Drejtori i Departamentit të Financimit Korporativ të Ernst&Young, Müşfik Cantekinler në deklaratën që bëri lidhur me çështjen tha se në krahasim me vendet e tjera të Evropës 95% e klientëve e shikojnë Turqinë si një treg më tërheqës, madje shumë herë më të volitshëm.
Mendohet se përballë kërkesës së lartë që parashikohet do të kemi edhe rritje të çmimeve në të gjitha llojet e patundshmërive, kryesisht të patundshmërive të tregut të shitjeve me pakicë, sqaron Cantekinler .
Ai shton se duhet nënvizuar edhe kjo që parashikimi për rritjen e çmimeve do të realizohet vetëm në lagjet dhe lokacionet prestigjioze.