30 Dhjetor 2024

Tregu në Kosovë me praktika për fryrje të çmimeve

Prishtinë, 30 janar -  Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) publikoi raportin „’Taksa’ e fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?“

Raporti analizon trendet e çmimeve të dy produkteve kryesore: arkat fiskale dhe çimentoja, për të cilët konsumatori komercial i vendit paguan më shumë në krahasim më të tjerët në rajon.

Sipas D4D ka dëshmi që shumë produkte kushtojnë dukshëm më shumë në Kosovë se sa në vendet fqinje. Çmimet më të larta shtrenjtojnë koston e jetesës për shumicën e kosovarëve.

Si rezultat, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë shtatë viteve të fundit.

Fakti që sektorët e ekonomive familjare dhe të bizneseve varën shumë nga importet vetëm rritë presionin e çmimeve.

Një shembull i qartë sipas D4D është sektori i arkave fiskale që paraqet dukuri monopoliste dhe joefektshmëri të biznesit dhe industrisë.

Industria e çimentos është një rast tjetër në të cilën një shitës përdor pozitën e tij dominues në treg në mënyrë të padrejtë.

Këto fenomene shpien një dyshim të fortë për korrupsion. Çmimi më i lartë për kompani në treg nënkupton çmime më të mëdha për kosovarët e rëndomtë.

Gjatë publikimit të sotëm, përfaqësuesi i autoritetit të konkurrencës përmendi që ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve të konkurrencës do të parashohin dënime më të rrepta për shkeljen e konkurrencës së lirë.

Gjithashtu ai nënvizoi edhe hapësirën mjaft të ngushtë të cilin e mbikëqyrë autoriteti që ai udhëheq—gjë që shton nevojën për angazhim më të madh institucional për vëzhgim dhe rregullim të tregut.

Panelistët pjesëmarrës u pajtuan që ka nevojë për hapje dhe liberalizim shtesë të tregut, së bashku me masa më të mirëfillta mbrojtëse dhe rregullative.

Gjetjet në raport tregojnë se ka prani të madhe të joefektshmërive të tregut dhe praktikave për fryrje të çmimeve.

Kosova nuk mund të prosperojë pa një ekonomi të rregullt tregu. Nga ana tjetër, ekonomia e tregut nuk mund të themelohet në mënyrë të mirëfilltë pa rregullimin e mjedisit ekonomik. Ky mjedis duhet të ketë institucione dhe autoritete kompetente të cilët sigurojnë konkurrencë të lirë dhe të drejtë.

Gjithashtu, ende ka sfida për të garantuar masa mbrojtëse të mjaftueshme për një mjedis të tregut i cili është i lirë dhe i drejtë.

Sigurimi i masave të mjaftueshme mbrojtëse dhe të matshme të blerësit mbetet sfidë, në veçanti për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe për institucionet tjera rregullative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)