Tregu kinez i mbyllur për verërat Made in Kosova
Prishtinë, 21 shtator - Se sektori privat në Kosovë e në veçanti ai prodhues ka avancuar më shumë hapa para politikës e dëshmon edhe vizita e udhëheqësve të Odës Ekonomike të Kosovës tek vreshtarët dhe Podrumet e Verës në Kosovë.
Një teknologji për prodhim dhe proces im mjaft moderne, orientim në kualitet, standardizim, certifikim dhe me një ambalazhim mjaft modern e karakterizon verën e Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se këtë që e shoh në Podrumin e vjetër “Haxhijaha” është vërtet një mrekulli e cila na obligon edhe më tepër që të mbështesim sektorin privat, të mbështesim eksportin e këtyre produkteve në vende të ndryshme e në veçanti në tregjet Aziatike ku për shumë prodhues të verërave të njohur Rajonal dhe Evropian, Tregu Kinez është një mundësi që po ju sjell fitime të mëdha fal aspektit demografik dhe potencialit blerës që ka ky vend, ndërsa për verërat Kosovare ky treg është i mbyllur.
"Është për tu habitur që edhe më tutje raportet politike në mes të shteteve determinojnë ato ekonomike që është një dëm i madh në veçanti për prodhuesit e verërave Kosovare në këtë rast për të depërtuar në tregun Kinez dhe përkundër faktit që interesimi i partnerëve Kinez është mjaft i madh për këto produkte që i plotësojnë të gjitha dispozitat dhe standardet e kërkuara për këtë treg."
"Por politika Kineze ndalon produktet Made in Kosova të vendosën në vitrinat e maketeve në këtë shtet me potencial të madh blerës", theksoj kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu gjatë qëndrimit në vizitë në Rahovec e në veçanti në Podrumin e Vjetër “Haxhijaha”.
Halim Haxhijaha falënderoi mysafirët për këtë vizitë duke theksuar se rendimentet e rrushit në këtë vit janë shumë më të ulta në krahasim me vitet paraprake fal kushteve klimatike që e karakterizojnë këtë vit, por kualiteti i rrushit është i cilësisë së lartë.
Mbështetja institucionale dhe e donatoreve sipas tij nuk ka munguar dhe fal kësaj është arritur të rritet edhe aspekti kualitativ dhe kuantitativ.
"Jemi duke eksportuar në vende të ndryshme të Rajonit dhe Evropës dhe pjesëmarrës në panaire të ndryshëm ndërkombëtar ku verërat tona kanë fituar çmime dhe mirënjohje të rëndësisë së veçantë për cilësi dhe ambalazhim."
"Janë dy sfida me të cilat ballafaqohemi në eksport ku e para ka të bëj me rritjen e akcizës për produkte bujqësore të importuara në tregun e Kroacisë dhe e dyta që është një hendikep i madh pamundësia e depërtimit të këtyre verërave në tregun Kinez", ka theksuar ai.
"Kemi identifikuar partner blerës Kinez të cilët kanë shpreh interesim për produktet tona dhe kemi dërguar mostrat e këtyre verërave të cilat pas analizave të kryera në Kinë kanë dal vërtet kualitative por edhe për kundër harmonizimit të çmimit dhe sasisë politika Kineze nuk lejon që këto mallra të jenë në vitrinat e maketeve Kineze."
"Prandaj besoj dhe apeloj tek Institucionet Vendore të përdorin autoritetin e tyre dhe të forcojnë diplomacinë ekonomike që të mundësojnë depërtimin e produkteve Made in Kosova që ka potenciale enorme absorbuese dhe do të ishte një mundësi e rritjes edhe më e madhe të kapaciteteve prodhuese në Kosovë që përveç rëndësisë ekonomike do të kishte edhe rëndësi sociale, integruese e mbi të gjitha përmirësim të imazhit të Kosovës përmes produkteve Made in Kosova, theksoj z. Haxhijaha.