20 Prill 2025

Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rritje prej 7.85 për qind

Tiranë, 26 dhjetor - Tregu i sigurimeve në Shqipëri gjatë 11 muajve të parë të këtij viti ka pasur një rritje 7.85 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 13.3 milionë lekë apo 103.000 dollarë, sipas raportit të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Numri i kontratave të sigurimit të lidhura gjatë kësaj periudhe ka arritur në 996 556, 1.71 për qind më shumë së në të njëjtën periudhë të 2015-s, ndërkohë që vlera e përgjithshme e dëmeve të paguara është rritur ndjeshëm me 21.02 për qind, duke arritur në 3.76 milionë lekë.

Tregu vazhdon të mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat përbëjnë 93.71 për qind të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës ishin 5.96% dhe veprimtaria e risigurimit 0.33%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)