20 Prill 2025

Tregu i shtëpive shënon përmirësime në SHBA

New York, 21 nëntor - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndërtimi i shtëpive të reja u rrit në nivelin më të lartë në më tepër se 4 vjet.

Tregu amerikan i shtëpive ka qenë ndoshta hallka më e dobët  e krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara që nga depresioni i madh i viteve 1930.

Miliona pronarë i humbën shtëpitë e tyre, të cilat u bënë pronë e bankave, shpesh pasi ata patën humbur punën dhe nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesat mujore për shtëpitë e tyre.

Por qeveria amerikane tha sot se ndërtimi i shtëpive të reja u rrit me 3,6 për qind muajin e kaluar, krahasuar me shtatorin.

Analistët thanë se ky është një tregues se një numër më i madh blerësish janë duke u përpjekur për të blerë shtëpi të reja.

Niveli i shitjeve për muajin tetor është më i larti që nga korriku i vitit 2008, periudha më e keqe e recesionit në SHBA.

Ndërtimi i shtëpive luan rol të rëndësishëm në ekonominë amerikane, më e madhja në botë, sepse blerësit shpesh shpenzojnë edhe më tepër para për mobiljet, pajsijet e tjera shtëpiake dhe për kopështin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)