06 Janar 2025

Tregu i punës bazë për strategjitë e aftësimit të fuqisë punëtore

Prizren, 18 shkurt -Komuniteti i biznesit në Prizren ka nisur të ofrojë më shumë informata për strategjitë që merren me zhvillimin e fuqisë punëtore.

Këshilli Lokal për Arsim dhe Aftësim Profesional (KLAAP) i Prizrenit, i themeluar më 16 shkurt të vitit 2016, është grupi më i ri i dialogut publik-privat që do t’i kontribuojë përshtatjes së programeve për zhvillim të shkathtësive dhe aftësim profesional me nevojat reale të bizneseve private.

Qëllimi i KAAP-it, nën udhëheqjen e komunitetit të biznesit, është ta këshillojë sektorin publik dhe atë të arsimit, duke i caktuar prioritetet dhe duke propozuar programe konkrete për zhvillimin e shkathtësive të fuqisë punëtore që aktualisht u shërbejnë nevojave të bizneseve.

Pjesëmarrësit në takim i përzgjodhën shtatëmbëdhjetë anëtarë nga grupi i tyre për KAAP-in e Prizrenit, të cilët i përfaqësojnë bizneset lokale, shkollat e aftësimit profesional dhe departamentet përkatëse komunale.

Pjesëmarrësit e emëruan dhe aprovuan kryesuesin e parë të KAAP-it të Prizrenit – Furkan Radën, pronar i Fashion Network Industries, i cili tha: “gëzohem që arritëm ta themelojnë këtë subjekt sot, sepse kjo na e ofron një mundësi të vërtetë për t’i kontribuar zhvillimit të shkathtësive të fuqisë punëtore në rajon, që do të sjellë përfitime për të gjitha palët dhe do të krijojnë më shumë vende të punës”.

KAAP-i i Prizrenit është subjekti i tillë i parë që është themeluar me nismën e projektit të USAID-it EMPOWER Sektori Privat. Në takim morën pjesë Ryvë Prekorogja nga Departamenti për AAP dhe Fikrije Zymberi nga Agjencia për Arsim, Trajnim Profesional dhe Arsim të Lartë. Të dyja e shprehën zëshëm mbështetjen e plotë të tyre për këtë nismë, ndërsa thanë se shpresojnë se kjo nismë do të shërbejë si model për komunat e tjera në Kosovë.

Programi i USAID-it EMPOWER Sektori Privat kafilluar në korrik 2014 dhe është një pesë vjeçar i dizajnuar për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës duke rritur konkurrueshmërinë e kompanive kosovare. Projekti financohet nga USAID dhe implementohet nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)