Tregu i naftës, i qëndrueshëm
Oman, 22 shkurt - Tregu i naftës nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe ka ofertë të mjaftueshme, deklaruan zyrtarët sauditë të naftës.
Komentet erdhën në kohën kur është rritur droja për ngritjen e çmimit të naftës për shkak të trazirave në Libi.
Kjo e fundit është një nga vendet kryesore në botë eksportuese të naftës e gazit.