26 Dhjetor 2024

Tregu i makinave elektrike në SHBA has në probleme

Detroid, 19 mars - Kompania amerikane e automjeteve General Motors ka marrë disa vendime të vështira lidhur me modelin e saj elektrik Chevrolet Volt. Duke u nisur nga problemet e kësaj kompanie, disa analistë shtrojnë pyetje mbi të ardhmen e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Frederico Goodsaid, pronar i një Volti, mund të kalojë fshehtas pas njerëzve. Ai thotë se atij i pëlqen “heshtja e plotë” e makinës së tij elektrike.

Zotit Goodsaid i pëlqen gjithashtu të kalojë pranë këtyre. “Unë kaloj mbi 50 pika karburanti kur vij në punë.”

Bateria e Voltit zgjat rreth 75 kilometra. Më pas, mund të përdorë gjeneratorin me benzinë për 550 kilometra të tjera.

Zoti Goodsaid rimbush baterinë e makinës me anë të një prize elektrike të thjeshtë në shtëpi, ose në pika rimbushjesh të baterive rreth zyrës së tij.

Neil Kopit punon në një kompani të shitjes së automjeteve në Maryland. Ai thotë se Chevrolet Volt preferohet nga njerëzit.

“Ne po kërkojmë makina shtesë për të shitur, sepse për momentin nuk kam mjaft për njerëzit që duan të blejnë.”

Ky është entuziazmi që Presidenti Obama shpresoi të shihte kur ai vizitoi fabrikën e prodhimit të Voltit në korrik të vitit 2010, pasi qeveria i dha kompanisë General Motors kredi miliarda dollarëshe për të shmangur falimentimin.

“Po prodhoni makinat e së ardhmes.’

Por shitjet e Voltit nuk arritën objektivat për vitin 2011 dhe pësuan rënie në janar dhe shkurt. Për këtë arsye General Motors do të ndalojë prodhimin e automjetit për pesë javë. Kjo ka ngjallur pikëpyetje mbi të ardhmen e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Lacey Plache punon për Edmunds.com, një faqe informative interneti që vizitohet nga njerëzit 14 milionë herë në muaj. Ne folëm me të me anë të Skypit.

“Problemi kryesor është se këto automjete janë shumë më të shtrenjta se modelet e ngjashme me karburant.”

Zonja Plache thotë se përdoruesit do të mund të shihnin një leverdi vetëm nëse çmimi i karburantit do të dyfishohej. Në të njëjtën kohë, thotë ajo, po prodhohen makina me karburant më ekonomike.

“Kjo i krijon konkurrencë shumë të fortë makinave elektrike.

”Një tjetër problem është mungesa e prizave elektrike publike. Ato nuk janë të veçanta, janë thjesht priza të zakonshme. Por pa to, përdoruesit janë të shqetësuar nëse i duhet të largohen shumë prej shtëpisë. Pavarësisht ngadalësimit të prodhimit të Voltit, kompanitë e tjera prodhuese amerikane nuk po frenojnë.

Mark Vaughn shkruan për revistën Autoweek.

“Brenda dy vjetëve ne do të kemi në tregun amerikan të automjeteve, 20 modele makinash elektrike të disponueshme. Dhe ndërkohë që njerëzit do të mësojnë se ato funksionojnë, unë mendoj tregëtimi i tyre në SHBA do të rritet.”

Në Voltin e tij, zoti Goodsaid thotë se pak vjet nuk janë asgjë.“Kur mora patentën unë përdorja makinën e mamasë sime, një Peugeot e vitit 1967, dhe kohët kanë ndryshuar.”

Por mund të jetë një rrugë e gjatë deri sa teknologjia të marrë shpejtësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)