07 Janar 2025

Tregu i Britanisë dominohet nga investimet kineze

Londër, 24 shtator - Media britanike vuri në pikëpyetje lidhjet ekonomike në rritje të qeverisë me Kinën, pasi sekretari i Thesarit, George Osborne shpalli marrëveshjet e mëdha të investimeve dhe përshëndeti marrëdhëniet e arta mes dy popujve.

“Tregu i Britanisë është i dominuar nga investimet kineze dhe mbart rreziqe për vendin”, shkruan gazeta e përditshme ”Financial Times”.

“Basti afatgjatë i Osborne për ekonominë kineze është i saktë” thotë gazeta.

“Por, lordi duhet të këmbëngulë në garantimin e sigurisë kombëtare dhe tregtisë, që do ta bënin marrëdhënien më të ekuilibruar”, shton ajo.

“Ne kemi nevojë për Kinën për çuar përpara ekonominë tonë”, tha dje Osborne në një fjalim, në tregun e aksioneve në Shangai.

“Le të qëndrojmë së bashku për ta bërë Britaninë e Madhe partneren më të mirë të Kinës në Perëndim”, tha ai.

“Le të rrimë së bashku dhe të krijojmë një dekadë të artë për dy vendet tona”, theksoi Osborne.

Shqetësimet e sigurisë kombëtare u rritën pasi Osborne premtoi një garanci prej dy miliarde sterlina (3,1 miliardë dollarë) për dy firmat kineze, që do të marrin pjesë në ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Britanisë në këto 20 vitet e fundit, Hinkley Point C.

Osborne tha gjithashtu se dëshiron që Kina të ndërtojë një tjetër central bërthamor në Bradwell në Essex, në afërsi të Londrës.

Vizita e tij në Kinë këtë javë pritet që t’i hapë rrugë shpalljes së më shumë marrëveshjeve gjatë një vizite në Londër të presidentit kinez, Xi Jinping në javët e ardhshme.

“Ndërmarrjet kineze që mund të përfshihen në Hinkley Point dhe Bradwell janë në pronësi të shtetit”, tha Financial Times.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)