22 Dhjetor 2024

Tregu i brendshëm BE-së vital për marrëveshje tregtare

Prishtinë, 27 prill - Dialogu i procesit të Stabilizim-Asociimit vazhdoi sot me një mbledhje midis autoriteteve kosovare dhe Komisionit Evropian. Pjesëmarrësit diskutuan çështjet që paraqesin bazat e bashkëpunimit evropian- tregun e brendshëm, konkretisht, qarkullimin e lirë të mallrave, të drejtat e pronës intelektuale, prokurimin publik, qarkullimin e kapitalit dhe shërbimeve financiare. 


Pjesëmarrësit shqyrtuar progresin në kornizën ligjore dhe kapacitetet administrative dhe zbatimin e prioriteteve të Partneritetit evropian.
Autoritetet kosovare prezantuan zhvillimet e fundit. Zyrtarët e Komisionet Evropian ofruan vlerësim të hollësishëm teknik dhe këshilla. Kosova shprehu përkushtimin e saj për t’u ballafaquar me sfidat e gjetura, për të përmirësuar kapacitetet administrative dhe për të zbatuar rekomandimet relevante të Partneritetit Evropian.


Komisioni Evropian ftoi autoritetet kosovare që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë reformës së nevojshme të sistemit të prokurimit publik, po ashtu në aspektin e Raportit të progresit.


Përveç kontributit të drejtëpërdrejtë në Raportin e progresit të Komisionit Evropian, çështjet e tregut të brendshëm janë të rëndësishme po ashtu lidhur me perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje eventuale tregtare në të ardhmen midis Kosovës dhe BE-së.


Mbledhja u përgatit dhe u bashkëkryesua nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtorati i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave, si dhe Banka Qendrore bënë prezantime lidhur me çështjet e nënvizuara më sipër.


Dialogu i PSA-së u fut në përdorim nga Komisioni Evropian në vjeshtë 2009 si një avancim i Mekanizmit Përcjellës i Procesit të Stabilizim-Asociimit më herët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)