Tregu i automobilave në Rusi u rrit me 39 për qind
Moskë, 13 janar - Komiteti i prodhuesve të automobilave të Shoqatës së Biznesit Evropian në Rusi përmblodhi përfundimet e vitit 2011.
Sipas rezultateve të vitit, tregu rus i automobilave u rrit me 39 për qind - deri në 2.6 milionë makina të reja.
Rritja e shitjeve të automobilave të lehtë dhe automjeteve të lehta komerciale në dhjetor përbëri 23 për qind.
Parashikimi i Shoqatës së Biznesit Evropian presupozon se shitja e automobilave në Rusi në vitin 2012 do të përbëjë rreth 2.8 milionë makina.