21 Dhjetor 2024

Tregu i automjeteve në BE vazhdon trendin e rritjes

Bruksel, 19 mars - Tregu evropian i makinave të pasagjerëve u rrit me 28,8 për qind në muajin mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kjo është vazhdimësi e rritjes e cila ka vazhduar për tetë muaj me radhë.

Në mars, 1.087.000 makina pasagjerësh u regjistruan në Bashkimin Evropian (BE), njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

Ekspansioni i fuqishëm vjen nga shifrat e ulëta në krahasim me vitin 2022, e cila u shkaktua për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve.

Të gjitha tregjet kryesore të BE-së shënuan rritje dyshifrore muajin e kaluar, ku paraprin Spanja (66,1 për qind) dhe Italia (40,7 për qind).

Regjistrimet e automjeteve elektrike me bateri në Bashkimin Evropian gjithashtu regjistruan një rritje prej 58 për qind.

Në tre muajt e parë të këtij viti, shitjet e makinave të reja në BE u rritën me 17,9 për qind në afro 2,7 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)