Tregu i automjeteve në BE shënon rritje për 218 për qind
Pavarësisht kësaj rritjeje të madhe të përqindjes, vëllimi i shitjeve të muajit të kaluar ishte pothuajse 300 mijë njësi më i ulët se ai i regjistruar në prill 2019, thuhet në deklaratën ACEA-s.
Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun me 27 anëtarë ishin në 862.226 muajin e kaluar, duke shënuar fitime dyshifrore ose treshifrore në rajonin e BE-së.
Të 27 tregjet e BE-së shënuan të paktën rritje dyshifrore muajin e kaluar ndërsa Italia regjistroi rritjen më të madhe (3,276.8 për qind) e ndjekur nga Irlanda (1,988.6 për qind) dhe Spanja (1,787.9 për qind).
Tregjet e tjera kryesore si Franca dhe Gjermania gjithashtu treguan rritje prej 568.8 për qind, përkatësisht 90 për qind, në bazë vjetore në prill.
Për periudhën janar-prill, kërkesa e BE-së për automjete pasagjerësh u rrit me 24.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 3.4 milionë.
BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit e njohur ndërkombëtarë të automjeteve si Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.