23 Dhjetor 2024

Tregu i aksioneve bie, Italia mund të bëhet pjesë e krizës

Romë, 12 korrik - Bursat e aksioneve ranë ndjeshëm të hënën, pasi investitorët po ndihen gjithnjë e më të shqetësuar se kriza e borxheve në Evropë mund të prekë edhe Italinë.

Krahasuar me madhësinë e ekonomisë së saj, Italia ka borxhet më të mëdha në Evropë, pas Greqisë.

Investitorët mesa duket u tronditën nga përplasjet politike në qeverinë italiane për shkak të buxhetit të propozuar që parashikon masa shtrënguese të cilat synojnë pakësimin e borxhit. 

Ministrat e financave të BE-së, u takuan në Bruksel për të diskutuar rreth krizës së borxheve.

Deri tani Irlanda, Portugalia dhe Greqia, kanë marrë ndihma në formë kredish nga vende të tjera të BE-së, ndërsa zyrtarët e lartë të financave po hartojnë një paketë të dytë ndihmash për Greqinë.

Ndihmat për Italinë do të ishin më të vështira pasi ky vend ka ekonominë e tretë më të madhe të Evropës, që nuk mund të krahasohet me ekonomitë më të vogla të vendeve që kanë marrë ndihma deri tani.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)