07 Janar 2025

Tregu evropian i automjeteve rritet me 13,7 për qind

Bruksel, 16 dhjetor - Tregu i automjeteve të reja u rrit me 13,7 për qind në nëntor në Bashkimin Evropian, duke regjistruar një numër të lartë të shitjeve për të gjitha markat, me përjashtim të Volkswagen.

Pasi u shitën 1,08 milionë vetura muajin e kaluar, tregu evropian në 11 muaj të këtij viti tejkaloi volumin total të vitit 2014, në 12,6 milionë njësi.

Tregu i automjeteve u rrit me 8,7 për qind që prej janarit 2015, njoftoi sot Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automjeteve (ACEA).

Ndërsa grupi Volkswagen, me sa duket është ende nën ndikimin e pasojave e skandalit të motorëve të trukuar me naftë, që doli në mes të shtatorit, duke sjellë dorëheqjen e presidentit të tij dhe detyroi ndërmarrjen të zhvillojë një fushatë masive dëmshpërblimesh dhe tërheqje të makinave nga tregu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)