Tregu aksionar kinez, i dyti në botë për vlerën e përgjithshme
Pekin, 1 janar - Në tregun aksionar kinez numërohen 2062 kompani aksionare dhe 130 milionë llogari.
Vlera e përgjithshme e aksioneve radhitet në vendin e dytë në botë, ndërsa vëllimi i tregtisë në tregun e mallrave me kontrata me zbatim në të ardhmen zë vendin e parë në botë.
Shifrat i paraqiti, Shang Fulin, Kryetari i Shoqatës së Kontrollit të Bursave Aksionare të Kinës.
Tregu aksionar ka një histori 20 vjeçare dhe në krahasim me tregjet e pjekura, tregu kinez ndodhet ende në fazën fillestare, tha Shang Fulin. Sipas tij, duhet ende një periudhë të gjatë për tu forcuar.