Tregtia ndërkombëtare, fokus në samitin e financave të G20-s
Tokio, 28 maj - Zëvendësministri japonez i Financave për çështjet ndërkombëtare Masatsugu Asakawa tha se takimi i ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të G20-s do të fokusohet tek mbrojtja e pronësisë intelektuale.
Ai u shpreh se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar se abuzimi i të drejtave të pronësisë intelektuale dhe subvencionet do të pengojnë funksionimin e tregut global.
Takimi i parë dyditor i financave në Fukuoka do të nisë nga 8 qershori.
Në të do të diskutohen gjithashtu rregullat e reja ndërkombëtare të taksave për kompanitë shumëkombëshe duke përfshirë Google, Facebook dhe Amazon për të frenuar evazionin fiskal.
Pjesë e agjendës janë dhe projektet infrastrukturore në vendet në zhvillim