28 Dhjetor 2024

Tregtia mes Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor ka pësuar rënie

Tiranë, 26 dhjetor - Tregtia mes Shqipërisë dhe ekonomive të ndryshme të Ballkanit Perëndimor ka pësuar rënie gjatë 11 muajve të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, eksportet e Shqipërisë në këto ekonomi në 11 muajt e parë të vitit 2016 ishin 18.1 miliardë lekë (140.5 milionë dollarë), 3.7 për qind më pak se një vit më parë.

Importet në 11 muajt e parë të këtij viti arritën në 22.7 miliardë lekë, pak më të ulëta se të së njëjtës periudhë të vitit 2015.

Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë bashkëpunim mes ekonomive rajonale për t\'i dhënë një shtysë marrëdhënieve tregtare.

Komisioni Europian së fundi ka publikuar një raport në të cilin rekomandohen ekonomitë e CEFTA-s për të lehtësuar procedurat dhe për të nxitur prodhimin në mënyrë që të krijohen vende të reja pune.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore, apo CEFTA, është një marrëveshje e tregtisë mes ekonomive jo-të BE-së. Shqipëria është anëtare e CEFTA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)