Tregtia me pakicë regjistron rritje
Prishtinë, 23 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Tregtisë me Pakicë\" për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.
Në bazë të të dhënave të publikuara, ASK verën se në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016 ka rritje krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2016, te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (28.8%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (16.1%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (16.1%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (8.4%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (8.3%); si dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.7%).
Ndërsa, rënie ka pasur: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.5%).
Ndërkaq, krahasuar në tremujorin e katërt të vitit 2016 me tremujorin e katërt të vitit 2015, rritje kanë: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 53.8 %, Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar (15.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (14.2%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (6.9%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (6.6%); si dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (4.3%).
Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (1.9%) dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (21.5 %).