10 Janar 2025

Tregtia mbetet aktiviteti ekonomike më i preferuara

Prishtinë, 5 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë, TM4 2014”, mbi bizneset e reja të regjistruara në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014 (TM4 - 2014) gjithsej janë regjistruar 2175 ndërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak (TM3 - 2014) kanë qenë 1919 sosh, që vërehet rritje në mes tremujorëve të të njëjtit vit për 256 ndërmarrje, e që shprehur në përqindje kemi për 13.3% më shumë ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Rritje prej 20.5% e bizneseve të reja vërehet edhe duke krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 - 2013).

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 648 ndërmarrje të reja (29.8%); akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 222 ndërmarrje (10.2%); prodhim me 216 ndërmarrje (9.9%); bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 168 ndërmmarrje (7.7%); ndërtimtaria me 166 ndërmarrje (7.6%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, me 148 ndërmarrje (6.8%); transport dhe ruajtje me 143 ndërmarrje (6.5%); aktivitete të shërbimeve të tjera me 120 ndërmmarrje (5.5%); informacion dhe komunikim me 80 ndërmarrje (3.7%); ndërsa, aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 2118 ndërmarrje, ose 97.4% të ndërmarrjeve të reja; kategoria me 5-9 të punësuar me 35 ndërmarrje (1.6%); 10-19 të punësuar me 17 ndërmarrje (0.8%); 20-49 të punësuar me 4 ndërmarrje (0.2%); te kategoria me 250+ të punësuar, kemi vetëm një ndërmarrje; ndërsa, në kategoritë e tjera nuk është asnjë ndërmarrje e regjistruar në këtë tremujor.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të reja në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 564 ndërmarrje të reja (shprehur në përqindje 25.9%), Prizreni me 181 ndërmarrje (8.3%), Ferizaj me 152 ndërmarrje (7.0%), Peja me 133 ndërmarrje (6.1%), Gjilani me 124 ndërmarrje (5.7%), Fushë Kosova me 87 ndërmmarje (4.0%), Mitrovica dhe Gjakova të dyja me nga 79 ndërmmarje (3.6%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)