Tregtia kineze shënoi një rritje të tregtisë me 14 për qind
Pekin, 12 qershor - Tregtia kineze shënoi një rritje të papritur gjatë muajit maj duke u rritur 14 për qind ë krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Doganave e Kinës të dielën tregojnë shifra më të larta se sa parashikimi nga tregu.
Vëllimi total i import-eksportit kaloi 343.5 miliardë dollarë amerikanë. Ndër to, vëllimi i importit pati rritje prej mbi 12 për qind, ndërsa ai i eksportit shënoi rritje me mbi 15 për qind.
Sipas analistëve kjo tregon se ekonomia kineze po stabilizohet gradualisht pas uljes së ritmit të rritjes.
Burimet e brendshme analizojnë se përmirësimi i eksportit vjen për dy arsye: mëkëmbja e ekonomisë amerikane, gjë që favorizon stabilizimin e eksportit në Kinë dhe tjetra është prodhimi i sektorëve të eksportit po ri normalizohet hap pas hapi.
Analistët mendojnë se ekonomia kineze do të mëkëmbet brenda një kohe shumë të shkurtër.