Tregtia e vendeve të G20 shënon rënie
Tokio, 1 qershor - Sipas të dhënave të publikuara nga OECD, në tremujorin e parë, vëllimi tregtar i importit dhe ai i eksportit të grupit G20 shënuan rënie, duke vazhduar prirjen e rënies.
Vëllimi i importit në tremujorin e parë shënoi afro 2.95 trilionë dollarë amerikanë, 4.1% më pak në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2015.
Ndërsa vëllimi i eksportit shënoi 2.98 trilionë dollarë amerikanë, 3.8% më pak se tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Përveç Gjermanisë, vendet e tjera anëtare të G20-s shënuan rënie në import. BE-ja, Rusia dhe SHBA-ja kanë pësuar rënie për së paku 7 tremujorë radhazi.(