20 Prill 2025

Tregtia e naftës me Evropën është ndërprerë përpara sanksioneve

Teheran, 20 tetor - Drejtori i kompanisë kombëtare të naftës në Iran deklaroi se tregtia e naftës me Evropën është ndërprerë përpara zbatimit të sanksioneve të vendosura prej vendeve evropiane.

Ahmed Kalebani, lidhur me këtë çështje tha se tregtia e naftës me vendet evropiane është ndërprerë disa muaj më parë dhe aktualisht vendosja e sanksioneve vetëm sa shton problemet për këto vende.

Vendosja e sanksioneve më shumë ka karakter propagandues dhe mediatik tha z. Kalebani, pasi sipas tij vendet në zhvillim si Kina dhe India kanë shtuar kërkesën e tyre për naftën iraniane.

Irani në organizatën e OPEC-ut për nga prodhimi i naftës zë vendin e dytë duke prodhuar në ditë 4 milion fuçi naftë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së naftës në Iran ndër të tjera bëri të ditur zbulimin e dy fushave të reja të naftës dhe gazit në Iran duke thënë se me këto dy fusha Irani renditet i pari për nga rezervat e naftës dhe të gazit në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)