21 Prill 2025

Tregtia e jashtme kineze ndodhet ende në vështirësi

Pekin, 21 shkurt - Tregtia e jashtme e Kinës vijon të përballet me një situatë të vështirë në 2013-n, pavarësisht treguesve pozitivë të muajit janar, paralajmëroi Ministria e Tregtisë të mërkurën.

Më herët, të dhënat nga doganat e Kinës treguan se tregtia e jashtme u rrit me 26.7 për qind nga viti në vit duke arritur në 2.17 trilionë juanë (345.5 miliardë dollarë) në janar. Rritja ishte më e madhe se 10.2 për qind gjatë dhjetorit.

Të dhënat e janarit treguan se tregtia e jashtme është stabilizuar për shkak të masave paraprake të rritjes, por stabilizimi nuk do të thotë se tregtia e ka marrë veten për shkak se kishte më shumë ditë pune, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Shen Danyang.

Gjatë janarit kishte 22 ditë pune, 5 më shumë se viti i kaluar, për shkak të pushimeve për Festën e Pranverës.

Tregtia e jashtme u rrit me 8.1 për qind në janar nga viti në vit. Duke u bazuar tek rritja mujore vëllimi i tregtisë ra në 5.8 për qind nga dhjetori, edhe pse kishte një ditë pune më shumë, sipas të dhënave të doganave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)