10 Janar 2025

Tregtia e jashtme e Kinës ulët për 10.08 për qind

Pekin, 9 shkurt - Të dhënat statistikore të publikuara të dielën nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës tregojnë se në janarin e sivjetshëm, vëllimi i përgjithshëm i eksport-importit të Kinës ishte 2.9 trilionë juanë, duke u ulur me 10.8 % krahasuar me janarin e një viti më parë.

Vlera e eksporteve ishte 1.23 trilionë juanë, ndërsa e importeve 860 miliardë juanë, me një rënie përkatësisht 3.2 % dhe 19.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Suficiti tregtar arriti kështu në 366.9 milionë juanë, duke u shtuar 87.5 %.

Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës vë në dukje se arsyeja kryesore e rënies së tregtisë së jashtme në janar ishte ulja e çmimeve, por njëkohësisht ka ndikuar shumë edhe afrimi i Vitit të Ri kinez.

Për sa u përket partnerëve kryesorë tregtarë, del se në janar eksportet kineze në ShBA dhe vendet e ASEAN-it kanë pasur rritje, ndërsa në vendet e BE-së dhe Japonisë ulje, kurse importet kanë njohur një rënie të përgjithshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)