29 Dhjetor 2024

Tregtia e jashtme e Kinës rritet 6.2 për qind në 2012

Pekin, 11 janar - Autoritetet kineze të doganave raportuan një rritje të tregtisë së jashtme të vendit me 6.2 për qind gjatë vitit 2012.

Zyrtarët janë optimistë për tregtinë e jashtme të Kinës gjatë vitit 2013, pavarësisht paqartësive të ekonomisë botërore.

Eksportet dhe importet kineze patën një vëllim të përgjithshëm prej 3.87 trilionë dollarë amerikanë, por rritja prej 6.2 për qind nuk arriti synimin e qeverisë që ishte 10 për qind.

Zheng Yuesheng, zëdhënësi i Administratës së Përgjithshme të Doganave, thotë se ulja e vëllimit të tregtisë së jashtme ka ndodhur për shkak të rritjes së kostove të prodhimit

\"Eksportet kineze u bënë më të konkurueshme ndërsa ka mbizotëruar proteksionizmi tregtar ndërkombëtare,\" tha Zheng.

Eksportet e Kinës u rritëm me 7.9 për qind në vitin 2012 nga viti i kaluar ndërsa importet u rritën me 4.3 për qind.

Ndërkohë deficiti i tregtisë së jashtme u zgjerua me mbi 230 miliardë USD vitin e kaluar, 48.1 për qind më shumë se viti 2011.

Zëdhënësi i doganave Zheng Yuesheng thotë se vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian u bënë eksportuesit më të mëdhenj të Kinës.

Nga ana tjetër, Hong Kong-u kaloi Japoninë si partneri i katërt tregtar i Kinës Kontinentale. Për vitin 2013, Zhang thotë se tregtia e Kinës do të jetë \"pak më e mirë\".

\"Ne besojmë se këtë vit do të ketë ndryshime pozitive, siç janë politikat stimuluese të ekonomive të mëdha botërore,\" thekson Zhang ndërsa shton se qeveria kineze do të vazhdojë të punojë për të zgjeruar tregtinë e jashtme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)