Tregtia e jashtme e Iranit kalon mbi 105 miliard dollarë
Teheran, 3 prill - Zëvendësministri iranian i ekonomisë dhe financave njëkohësisht shefi i doganave, njoftoi se gjatë vitit të kaluar niveli i eksportit iranian ka arritur shifrën e 43. 7 miliard dollarëve.
Abas Muamernezhad duke bërë të ditur shtimin me 28 për qind të eksportit iranian dhe uljen me 4 për qind të importit, shtoi se gjatë vitit të kaluar në Iran janë futur mallra me vlerë 61.8 miliard dollarë.
Ndër të tjera ai shtoi se produktet jo naftore të eksportuara nga Irani, gjatë vitit të kaluar kanë kaluar kuotën e 105 miliard dollarëve