29 Dhjetor 2024

Tregtia e jashtme e Iranit arrin në 65 miliardë dollarë

Teheran, 3 dhjetor - Tregtia e jashtme e Iranit gjatë tetë muajve të fundit ka arritur mbi 65 miliardë dollarë.

Drejtoria për marrëdhënie me publikun e departamentit të doganës së Iranit ka njoftuar se eksporti i mallrave të tjera përveç naftës dhe importi i Iranit në përgjithësi gjatë tetë muajve të fundit ka arritur shifrën 65 miliardë e 326 milionë dollarë që 27 miliardë e 961 milionë dollarë.

Kjo shifër i përket eksporti të Iranit në mallrat tjera përveç naftës dhe gazit ndërsa 37 miliardë e 326 milionë dollar është shifra e mallrave të importuara nga jashtë.

Në tetë muajt e fundit eksporti i mallrave tjera përveç naftë së Iranit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar nga aspekti i vlerës ka pas një rritje prej 2% ndërsa importi ka shënuar zbritje në vlerë prej 6%.

Gjatë kësaj periudhe 51.806.000 ton mallra të ndryshme përveç naftës janë eksportuar jashtë vendit dhe 27.179.000 ton mallra kanë hyrë nga jashtë.

Mallrat kryesore që janë importuar gjatë kësaj periudhe nga jashtë përbëjnë hekurin, çelikun, grurin, mjete teknologjike të industrisë së Gazit që kryesisht kanë ardhur nga vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Turqia, Koreja Jugore dhe Zvicra.

Mallrat e eksportuar nga Iranit kryesisht kanë shkuar në drejtim të Irakut, Kinës, Emirateve të Bashkuara Arabe, Afganistanit dhe Indisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)