Tregtia e Iranit me botën rritet 14,5 për qind
Teheran, 5 korrik - Abas Memarnezhad, drejtori i përgjithshëm i doganave të Iranit deklaroi se gjatë 3 muajve të fundit, tregtia e Iranit me botën është rritur në masën 14, 5 për qind.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe vëllimi i shkëmbimeve tregtare të Iranit me vendet e tjera të botës arriti në 23,73 miliard dollar, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shumë ishte 20,7 miliard dollar.
Sipas drejtorit të përgjithshëm i doganave të Iranit, shkaku kryesor i rritjes së shkëmbimeve tregtare të Iranit me botën ka qenë rritja 44 për qind e eksporteve jonaftore të Iranit.
Memarnezhad shtoi se gjatë kësaj periudhe eksportuesit kryesorë të mallrave në Iran kanë qenë EBA, Kina, Gjermania, Koreja e jugut dhe Turqia.