23 Dhjetor 2024

Tregtia botërore, mëkëmbje e fortë

Gjenevë, 16 mars - Në tre muajt e fundit të vitit 2010, tregtia botërore pati një rritje me 17 për qind në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të 2009.

Ndërkohë vëllimi i përgjithshëm i tregtisë arriti nivelin e para krizës. Të dhënat i bëri të ditur Organizata Botërore e Tregtisë, me seli në Gjenevë, pas publikimit të të dhënave të fundit statistikore më 14 mars.

Sipas OBT-së, motorët për këtë rritje janë ekonomitë e reja, ndër të cilat përfshihet Brazili, që shënoi rritje me 38% në eksport, India 28% dhe Kina 25%.

Veç tyre, SHBA-ja, që po del ngadalë nga kriza ekonomike shënoi rritje 18% në eksport.

Ndërkohë raporti i OBT-së, thotë se vendet evropiane shënuan rritje me vetëm 10%, çka madje nuk arriti në nivelin mesatar botëror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)