Tregtia botërore me rënie rekorde prej 12 për qind
Vjenë, 25 shkurt - Tregtia Botërore është zvogëluar për 12 për qind në vitin 2009. Këtë e deklaroi kryetari i Organizatës Botërore Tregtare, Paskal Lami, duke shtuar se si rezultat i krizës ekonomike, tregtia globale e ka shënuar rënien më të madhe prej vitit 1945.
Lami tha se rënia e tregtisë botërore është më e madhe sesa është paraparë, për shumë totale prej 2 për qind.