10 Janar 2025

Tregtarët e naftës shkelin ligjin e konkurrencës

Prishtinë, 8 janar - Naftëtarët janë duke i bërë shkelje ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës në tregun me pakicë proporcionalisht me uljen e naftës që është bërë në tregjet ndërkombëtare.

Ky vlerësim ka ardhur nga Osman Ejupi, ish-kryetari i Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që për mision ka mbrojtjen e konkurrencës së lirën dhe parandalimin e marrëveshjeve në mes të bizneseve për t’i diktuar çmimet.

Ky institucion aktualisht është jofunksional pasi Kuvendi kishte dështuar të plotësojë me anëtar të ri bordin e këtij institucioni.

Ejupi thotë se naftëtarët janë duke i bërë të paktën dy shkelje të ligjit të konkurrencës, të cilat janë të dënueshme. Fillimisht, sipas tij, vërehet një praktikë e bashkërenduar për diktimin e çmimit, përkatësisht uljen dhe ngritjen e çmimeve me marrëveshje.

Kjo praktikë, sipas tij, është e dënueshme.

/Koha Ditore/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)