Tregjet potenciale për eksport
Prishtinë, 14 prill - Përpunimi i ushqimit, produktet bujqësore, përpunimi i drurit, materialet ndërtimore, artizanatet dhe turizmi, janë tregje potenciale të eksportit.
Kështu është thënë sot në një konferencë për medie të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i ndihmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, me çrast është prezantuar raporti Tregjet Potenciale për Eksport. Gëzim Tosuni, autor i raportit Tregjet Potenciale për Eksport, ka bërë me dije të gjeturat e raportit, nxjerrin në pah se gjatë periudhës 2015-2014, Importet më të mëdha në Kosovë, kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Evropian.
Rreth 70 e importeve vijënë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s, po ashtu dhe tregjet e eksporteve janë në këto vende, ka thënë ai. Sipas tij një situatë një situatë e tillë duhet të ndryshojë, pasi Kosova po eksporton më së shumti paranë e gatshme me anë të importeve.