Tregjet në Azi shënuan rritje pas aksionit te bankave qendrore
Tokio, 1 dhjetor - Aksioni i koncentruar në të gjithë botën i bankave më të rëndësishme qendrore, për t\'u vënë më shumë para në dispozicion tregjeve financiare, ka rezultuar edhe në Azi me rritje në bursë.
Në bursën e Tokios indeksi Nikkei u rrit me më shumë se 2 për qind. Edhe në Kinë tregjet e kapitalit shënuan rritje të dukshme.
Banka Qendrore Evropiane dhe bankat qendrore të SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës, vendosën të mërkurën (30.11.), të vinin më shumë likuiditet në dispozicion.
Në këtë mënyrë synohet të zbuten tensionet në tregje, dhe njëkohësisht t\'i vihet në ndihmë ekonomisë reale.
Veç kësaj Banka Qendrore e Kinës për herë të parë që prej tre vjetësh uli normën e rezervës së detyruar, për bankat e nivelit të dytë. Edhe ky veprim pati jehonë pozitive në tregje.