Tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të tregojnë interes mbi Turqinë
Ankara, 14 prill - Pavarësisht krizës ekonomike në Evropë tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të tregojë interes mbi Turqinë.
Banka Ziraat, një nga aktorët e rëndësishëm të sektorit bankar në Turqi, nënshkroi një akt sindikalizimi me qëllim financiar me pjesëmarrje të 40 bankave nga 20 shtete.
Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje, për financimin e tregtisë me jashtë do të parashtrohen kredi me kushte të përshtatshme për këtë treg.
Në sajë të marrëveshjes rreth 700 milionë dollarë do të përdoren për dhënie kredi si financim i tregtisë me jashtë.