Tregjet nderkombëtare shënojnë rritje
Londër, 1 mars - Tregjet evropiane e kanë nisur ditën me nivele pozitive të përcaktuesve të bursës. Rritje kanë shënuar dhe tregjet financiare amerikane.
Rritja në tregjet amerikane erdhi pas komenteve të bëra nga Worren Bafet.
Edhe tregjet aziatike u rritën sesionin e sotëm. Mbështetja buroi në marrëveshjet për aksionet financiare të cilat prekën nivele të ulëta gjatë javës së kaluar, duke ofruar një çmim të mirë në fillim të kësaj jave.
Në Australi indeksi ASX ra lehtë me 0.05%. Në Hong Kong treguesi Hang Seng u rrit 0.79%. Indeksi SSEC në Shangai u rrit me 0.78% dhe në Tajvan indeksi TAIEX u rrit 0.68%.
Në tregjet monetare raporti i euro me dollarin është i stabilizuar në 1.3757 dollarë.
Ndryshim të lehtë në favor të dollarit ka edhe raporti me jenin dhe një dollar këmbehet me 81.65 jen.
Vlera është në nivele të ulëta dhe përfaqëson mbështetje për eksportuesit e mëdhenj të Japonisë.
Në metalet e çmuara ari u rrit me 0.32% në sesionin aziatik edhe është duke mbyllur muajin shkurt me rritje 6%.
Ai është i kuotuar në 1 mijë e 413.65 dollarë për onz. Në tregun energjetik Nafta bruto amerikane u rrit 1.65 dollarë në 99.53 dollarë për fuçi.