06 Janar 2025

Tregjet globale të shqetësuara nga kriza e bursave ruse dhe kineze

New York, 13 janar - Zhvillimet në bursat ruse dhe kineze ndiqen me shqetësim nga tregjet ndërkombëtare.

Në Kinë inflacioni është realizuar në raportin 1,6%, sa gjysma e objektivit prej 3% të parashikuar nga qeveria.

Shqetësimet se ekonomia kineze, e dyta për nga madhësia në botë, do të hyjë në stanjacion, dhe se autoritetet kineze nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë krizën po përhapen valë-valë në tregjet globale.

Bursa e Shangait, e cila javën e kaluar pësoi një rënie me 10% duke u detyruar ti ndërpresë për 2 herë transaksionet, u hapë në fillim të javës, por pa u hapur mirë u zhvlerësua 5% më shumë.

Në Kinë bursat kanë 46 muaj që shënojnë rënie, kurse raporti i rritjes ekonomike ka rënë në nivelin më të ulët të 25 viteve të fundit.

Një nga vendet që është prekur më shumë nga këto zhvillime në Kinë është Rusia. Po ti shtojmë kësaj edhe barrën që solli ulja në çmimet e naftës, bursa e Moskës që në orët e para të mëngjesit ra me 4,16%.

Po ashtu edhe rubla ruse për herë të parë gjatë një viti ra u zhvlerësua ndjeshëm përballë valutës së huaj. 1 dollarë u këmbye me 76 rubla, kurse me 1 euro blen 83 rubla.

Sipas komenteve të analistëve, në qoftë se rënia e çmimeve të naftës do të vazhdojë, atëherë Rusia do të përballet me një zhvlerësim të ri.

Për shkak të shqetësimeve për ekonominë kineze kanë pësuar humbje edhe tregjet aziatike, po ashtu javën e nisën me rënie edhe tregjet evropiane.

Në tregjet ndërkombëtare çmimi për 1 fuçi nafte ka rënë me 2% dhe po luhatet në rreth 32 dollarë.

Kurse ari, pavarësisht vlerësimit të dollarit, e rritur fitimin 11-ditor në vlerë me 3%, falë kjo edhe perceptimit të arit si një port i sigurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)