22 Dhjetor 2024

Tregjet financiare presin vendimin e ECB-së

Bruksel, 30 gusht - Tregjet financiare janë në pritje nëse gjatë kësaj jave Banka Qendrore Evropiane (ECB) planifikon ndryshime të masave për ndarjen e huave, përderisa ekonomia globale jep sinjale të përziera.

Kamata themelore e ECB-së, me siguri, do të mbetet në nivel rekord të ulët prej një për qind të së enjtes.

“Banka nuk ka absolutisht kurrfarë arsyesh për ta rritur shkallën e interesit”, shprehet një ekonomist i lartë evropian për ekonomi kapitale, Xhenifer Mekkeun.

Inflacioni në Eurozonën mbeti në nivelin prej 1,7 për qind në korrik, nën parashikimet e ECB-së prej 2 për qind dhe pritet të bie edhe më poshtë në gusht për shkak të çmimeve relativisht të ulta të energjisë në krahasim me vitin e kaluar.

Shkalla kryesore kamatore e ECB-së është e barabartë me atë të Bank of Japan. Bank of England mban kursin prej 0,5 për qind, ndërsa Banka Federale amerikane mbështetë praktikisht kursin zero.

Në Eurozonën Gjermania shënoi rritje rekorde ekonomike në tremujorin e dytë dhe rajoni në tërësi u përballë më mirë se Japonia apo SHBA-të. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)