Tregjet financiare evropiane shënojnë rritje
Londër, 5 janar - Tregjet financiare evropiane janë mbyllur me rezultatet më pozitive diten e sotme. Bursat evropiane sot shënuan nivelin më të mirë në më shumë se një javë.
\"Ka qenë një fillim viti i shkëlqyer, por mendoj se tregjet do fillojnë të ulin shkallën e fitimit. Problemet e borxhit në Evropë janë një histori më vete që vazhdon të na rrezikojë\", tha Xhejms Hjuxh, analist tregu.