Tregjet financiare duhen taksuar
Wroclaw, 18 shtator - Në përfundim të takimit të tyre në Wroclaw, ministrat e financave të BE-së vendosën të nxisin futjen e taksave mbi transaksionet financire. Gjermania ushtron presion, Britania e madhe mbetet skeptike
Ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble kërkon të bëjë një përpjekje të re. Pas dështimit vitin e kaluar të futjes së një takse globale mbi transaksionet e tregjeve financiare, Shojble së bashku me kolegun francez Francois Baroin, kërkojnë të bëjnë një përpjekje për të futur këtë taksë të paktën në nivel evropian.
SHBA kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike taksimin e tregjeve financiare. Këtë e bëri të qartë edhe një herë ministri amerikan i financave Timothy Geithner gjatë vizitës së tij të papritur në takimin evropian të ministrave të financave që u mbajt në Wroclaw (Breslau).
Megjithatë Evropa kërkon të paraprijë, tha ditën e shtunë (17.09.2011) ministri Shojble. \"Nuk ishte e paparitur që Tim Geithner tha në mënyrë jospontane se ideja është se të gjitha problemet mund të zgjidhen\".
Por është e qyrtë se BE është duke punuar me presion të mafh për taksat, tha Shojble. Që në muajin tetor, Komisioni i BE-së paraqiti një projektligj përkatës.
Ministri britanik i financave, George Osborne është skeptik për taksimin e transaksioneve financiate. Ai druhet se ajo do të sjellë pasoja për Londrën si vend financash. Edhe Polonia dhe Italia kanë rezerva.
Sipas ministrit Schäuble, në rastin më të keq, taksa mbi transaksionet mund të futet të paktën nga 17 vendet evropiane që kanë monedhën e përbashkët euro.
Taksat duhet të sjellin në arkat e shtetit paratë që u dhanë më parë për shpëtimin e bankave dhe të shoqërive të sigurimeve. Përveç kësaj, bizneset me rreziqe të larta do të bëhen aq të shtrenjta saqë nuk do ia vlejë që të bëhen në zonën e euros.