24 Dhjetor 2024

Tregjet financiare aziatike mbyllën me humbje të mëdha

Tokio, 11 nëntor - Tregjet financiare aziatike u mbyllën sot me humbje të mëdha, si reagim se shqetësimet për keqësimin e gjendjes financiare të Italisë mund të shkaktojnë një recesion të ri.

Indeksi Nikkei i Japonisë ra thuajse 3 për qind dhe ai i Hong Kongut ra rreth 5 për qind pas lajmit se interesi i huamarrjes për bonot e thesarit në Itali arriti në 7 për qind. Kjo shifër e tejkalon atë që e detyroi Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë të kërkojnë paketa ndihmash nga BE-ja.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës dhe një paketë ndihmash për të parandaluar krizën për shkak të borxhit prej 2,6 trilionë dollarësh do të ishte tepër e kushtueshme për bllokun prej 17 vendesh të Eurozonës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)