Tregjet evropiane në krizë
Bruksel, 16 maj - Sipas presidentit të Bankës Qendrore Evropiane Jean Claude Trichet tregjet evropiane të financave ndodhen ende në një krizë dramatike.
Në një intervistë me revistën javore Der Spiegel ai e krahasoi situatën e javës së kaluar me falimentimin e bankës Lehmann në vitin 2008, periudhë kjo kur tregjet nuk funksionuan më.
Trichet bën thirrje që politika ekonomike në Evropë të vëzhgohet në mënyrë më të rreptë si edhe që të ndëshkohet në mënyrë efikase çdo anashkalim i Paktit të Rritjes dhe Stabilitetit.